MENU
klinika

"Nuk e ka fajin Loredana"

Forma e dobët e Adejemit, ja si justifikohet sulmuesi!

24.01.2024 - 13:12

Sulmuesi i Dortmundit, Karim Adejemi nuk po kalon momente të mira në fushën e lojës teksa në 18 ndeshje, ka arritur të shënojë dy gola në Champions dhe të japë dy asiste.

Forma e tij e dobët ka rënë në sytë e të gjithëve dhe në Gjermani kanë gjetur fajtorin, të dashurën e tij Loredanën.

Por në një intervistë të publikuar nga klubi i Dortmundit ai shprehet se: “Më duket çmenduri që njerëzit reagojnë në këtë mënyrë. Nuk është e padrejtë me mua, por me të dashurën time. Ajo nuk ka të bëjë me performancën time në fushë.

Ndonjëherë njerëzit shqetësohen të gjykojnë pa e ditur, është absurde. Nuk ishte një gjysmë e parë e mirë e sezonit dhe unë nuk jam i kënaqur me veten time”, përfundoi futbollisti.

Karim Adejemi dhe këngëtarja u shfaqën së bashku publikisht në rrjetet sociale për herë të parë në korrik 2023.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Veprimi i fundit i reperes tregon më së miri

Loredana në një lidhje të re dashurie me futbollistin e njohur?

Veprimi i fundit i reperes shton dyshimet për romancën me futbollistin e njohur

Loredana konfirmon lidhjen e re të dashurisë