MENU
klinika

Bebet fatsjellëse!

Foshnja e parë për vitin 2024 në Fier është djalë

01.01.2024 - 11:06

Në qytetin e Fierit është regjistruar lindja e parë për vitin 2024. Foshnja e parë ka lindur në orën 00:40, ndërsa kishte një peshë 4.100 gr.

Gazetari Ene Verria raporton për BalkanWeb se djali me emrin Ergi është fëmija i dytë në familje pas një vajze.

Sipas mjekes së maternitetit Fier Teuta Mone, nëna nga Kreshpani ka lindur foshnjën në mënyrë natyrale, ndërsa djali gëzon shëndet të mirë.