MENU
klinika

Nga lojërat e fatit, lufta kundër pastrimit të parave

Fushat ku do të veprojë Ministria e Financave

25.01.2024 - 13:22

Pas miratimit në Kuvend dhe betimit tek presidenti, Bajram Begaj, qeveria ka përcaktuar dhe fushën e përgjegjësisë shtetërore të ministrisë së Financave, dikaster nën drejtimin e ministrit Ervin Mete.

Ministria e Ekonomisë dhe Financave u ‘shkri’ në atë të Ekonomisë pas emërimit të Blendi Gonxhes në krye të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Misioni i Ministrisë së Financave është arritja e stabilitetit ekonomik, nëpërmjet drejtimit me efektshmëri, efektivitet dhe transparencë të financave publike.

Ministria e Financave do të menaxhojë disa fusha të rëndësishme të tilla si administrimi i buxhetit të shtetit, administrimi i të ardhurave, menaxhimi i borxhit publik dhe garancive shtetërore të huas, parandalimin e pastrimit të parave dhe terrorizmit apo edhe lojërat e fatit.

Ministria e Financave e ushtron veprimtarinë në këto fusha përgjegjësie shtetërore, në përputhje me legjislacionin përkatës:

a) politikën makrofiskale;

b) administrimin e të ardhurave;

c) administrimin e buxhetit të shtetit;

ç) menaxhimin e borxhit publik dhe garancive shtetërore të huas;

d) administrimin financiar;

dh) menaxhimin financiar dhe kontrollin;

e) menaxhimin e asistencës financiare të Bashkimit Evropian;

ë) inspektimin financiar publik;

f) bashkërendimin e përgjithshëm të auditimit të brendshëm;

g) parandalimin e pastrimit të parave dhe terrorizmit;

gj) lojërat e fatit.

Ministria e Financave është përgjegjëse për:

a) hartimin dhe zbatimin e politikave fiskale e buxhetore, në të cilat përfshihen analizat makrofiskale, parashikimi i të ardhurave, politika e shpenzimeve publike, politika e tatimtaksave, politika e borxhit publik;

b) mbikëqyrjen dhe ndërmarrjen e nismave e të hapave ligjorë, me qëllim administrimin e të ardhurave, në të cilat përfshihen, kryesisht, administrimi i taksave dhe administrimi doganor;

c) hartimin e politikave për miradministrimin e buxhetit, në të cilat përfshihen planifikimi dhe zbatimi i buxhetit, kontrolli i menaxhimit të investimeve publike, monitorimi i marrëdhënieve financiare ndërqeveritare, kontrolli financiar i transaksioneve publike dhe hartimi i pasqyrave financiare të konsoliduara të qeverisë;

ç) menaxhimin e borxhit publik, në të cilin përfshihen menaxhimi i portofolit të huamarrjes së brendshme e të huaj, menaxhimi i riskut të huamarrjes, si dhe shërbimi i regjistrimit të borxhit;

d) ngritjen e një sistemi modern të menaxhimit financiar e të kontrollit në të gjitha njësitë e sektorit publik, nëpërmjet vendosjes së rregullave, standardeve, procedurave dhe monitorimit të zbatimit të tyre;

dh) miradministrimin financiar të fondeve publike, i cili realizohet nëpërmjet ushtrimit të funksionit të thesarit, zbatimit të metodologjisë së kontabilitetit në sektorin publik dhe kontrollit të brendshëm financiar publik;

e) menaxhimin e ndihmës financiare të Bashkimit Evropian, sigurimin e bashkëfinancimit, ndjekjen e zbatimit të kontratave, legjitimitetin dhe rregullsinë e transaksioneve të ekzekutuara brenda sistemit të menaxhimit të decentralizuar, si dhe funksionimin e efektshëm të sistemeve të 2 menaxhimit të kontrollit, në kuadër të zbatimit të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA);

ë) inspektimin financiar publik, si funksion i parashikuar me qëllim:

i. mbrojtjen e interesave financiare të njësive publike kundrejt keqmenaxhimit të rëndë financiar, mashtrimit dhe korrupsionit;

ii. rregullshmërinë e transaksioneve e të veprimtarive të tjera të menaxhimit financiar publik

iii. përcaktimin e shkeljeve të akteve normative, si dhe dyshimeve për mashtrimet e kryera;

iv. zbulimin e parregullsive e të dëmeve të shkaktuara në pronën e njësive publike;

v. identifikimin e shkeljeve e të individëve përgjegjës për parregullsitë e zbuluara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Qeveria miraton projekt-buxhetin e vitit 2024

Ministri i Financave: Rritje e pagës mesatare në 900 euro në muaj

Çfarë parashikohet për skemat e tjera sociale

Projektbuxheti i 2024/ “Do të financohet indeksimi i pensioneve”