15.01.2024 - 13:32
Gjenerata Z është plot surpriza për brezat X dhe Milenium. E reja më e fundit është shndërrimi i LinkedIn në një aplikacion takimesh.
Aplikacioni i krijuar për shkëmbime profesionale e gjetje kontaktesh gjithmonë për punën, ka marrë një dimension të ri.
Sikur të mos mjaftonin me qindra, mijëra aplikacione takimesh, Gen Z po përdor për këtë qëllim edhe LinkedIn.
Këtë detaj e ka zbuluar Business Insider përmes një vëzhgimi të bërë në këtë rrjet.