MENU
klinika

“Muçua nuk shpalli asnjë të vdekur sot”

Gjekmarkaj ironizon konferencën e Bashës: Bishti i dhisë ia zbukuroi mendimet!

19.01.2024 - 22:47

Nënkryetari i Kuvendit, njëherësh dhe deputet i PD-së, Agron Gjekmarkaj, ka ironizuar konferencën e ditës së sotme të kreut demokrat Lulzim Basha.

Gjekmarkaj iu referua Bashës me emrin Muçua, ndërsa tha se sot nuk ka shpallur asnjë anëtar të PD-së të vdekur.

Ndër të tjera ai shkroi në rrjetin social Facebook se bishti i dhisë ia zbuluroi mendimet.

“Muçua nuk shpalli asnjë të vdekur sot. Na njoftoi qerratai që kishte lindur Çeçua! Bishti i dhisë ja zbukuroi mendimet!”, shkruan Gjekmarkaj.

Kujtojmë se Basha u ndal sot në shumë çështje, në konferencën për media.

AMENDAMENTI PER KUVENDIN

Ai e nisi me Kosovën, ku tha se do t’i dërgojë një amendament Kuvendit që nga buxheti i vitit 2024, Kosovës t’i alokohen 50 milionë euro ndihmë ushtarake.

“Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvendin e Shqipërisë një amendament të megabuxhetit që u kalua për 4 minuta prej 7 miliardë eurosh, me afro 1.3 miliardë euro shpenzime kapitale nga I cili do të kërkoj ndarjen, rialokimin e 50 milionë eurove, afërsisht 5 miliardë lekë të reja ndihmë ushtarake për Republikën e Kosovës.

Natyrisht presim që të paktën për këtë interes esencial të sigurisë tonë kombëtare, sigurisë kombëtare të sigurisë së Kosovës dhe qëndrimit në krah me mjete modeste në krahasim me investimet që po bëjnë aleatët tanë, pres që kjo të mos bjerë debatin në nivelin e mjerueshëm të debatit politikë ku e kanë futur aktualisht protagonistët e teatrit të përditshëm.

Që kjo të mos mbetet në kuadrin e propozimeve do të marrë formë ligjore. Ekspertët ekonomikë të Partisë Demokratike kanë hartuar një amendament të plotë në përputhje me informacionin e disponueshëm mbi buxhetin e vitit 2024 dhe është plotësisht e mundshme, plotësisht e arsyeshme pa cënuar asnjë interes tjetër që ky amendament të adoptohet nga Kuvendi I Shqipërisëm ne votë unanime do të thoja dhe Shqipëria të vendos një rregull të cilin kam bindjen se do të jetë i përvitshëm të kontributit me ndihmë ushtarake të Republikës së Kosovës.

Si fillim ky amendament që do të depozitohet ditën e hënë, do të kërkojë alokimin e 50 milionë eurove, 5 miliardë lekë të reja, nga buxheti prej 7 miliardë eurosh si ndihmë ushtarake për Republikën e Kosovës.”

REFORMA ZGJEDHORE DHE AKSIONI I OPOZITES

Basha e ka cilësuar teatër aksionin e opozitës, e cila bllokoi punimet e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Sipas tij Edi Rama, Partia Socialiste dhe të tjerët të cilët bëjnë sikur shahen ditën, por natën bëjnë pazaret që mos ta keni listën e hapur.

“Teatri i Reformës Zgjedhore që me ndihmën edhe të regjisorit të kësaj shfaqjeje Edi Ramës, ka marrë dimensione qesharake gjatë kësaj jave. Së pari dua t’u drejtohem shqiptarëve dhe pastaj natyrisht edhe përfaqësuesve të medias do kenë shansin të kontribuojnë në këtë debat.

A keni dëgjuar këtë javë të dashur qytetarë shqiptarë ndonjë pyetje drejtuar aktorëve të tjerë politikë nëse janë pro listave të hapura apo kundër listave të hapura? Nëse janë për votimin elektronik apo kundër votimit elektronik. Nëse janë për Shqipërinë një zonë elektorale apo jo për barazinë e votës? Nëse janë për votën e diasporës apo jo?

Jo, ky debat nuk ka ndodhur këtë javë. Dhe të thuash që ky debat nuk ka ndodhur gjithë këtë javë, është një koecidencë, është tepër e bukur për ta besuar. Debati është zhvendosur pothuajse përdhunshëm në lloj lloj temash të tjera se s’dua të përdor gjuhë nënçmuese as paragjykuese, por jo në thelbin e interest të shqiptarëve. Arsyeja është fare e thjeshtë, ka një komplot. Ka një komplot duke nisur nga Edi Rama dhe partia socialiste dhe të tjerët të cilët bëjnë sikur shahen ditën, por natën bëjnë pazaret që mos ta keni listën e hapur.

Që kandidatët për deputetë të vazhdojnë t’i emërojnë kryetarët e partive dhe të jenë sipas emërimit nga ata që të prodhohet parlamenti i ardhshëm. Që të vazhdojnë të jenë produkt i kryetarëve të partive dhe jo produkt i votës së lirë të qytetarëve. Në funksion të këtij komploti, natyrisht krijohet ajo që quhet lojë me tym dhe pasqyra. Hapen lloj lloj debatesh të qena apo të paqena për të hequr vëmendjen tuaj nga thelbi. Është 2024-ra, janari i 2024-ës, sipas kodit zgjedhor zgjedhjet do të zhvillohen jo më vonë se në pranverën e 2025-ës.

Dhe tani është koha për të angazhuar në shoqëri një debat të këtillë dhe për të marrë vendimet për një sistem zgjedhor që të paktën të garantojë në letër rregulla të barabarta loje dhe përfaqësim transparent të votës së qytetarëve. Në 24 orë pot ë bësh xhiron e mediave duke përfshirë edhe emisionet e mbrëmjes, diskutohet për gjithçka, me përjashtim të këtyre çështjeve. Këto janë çështje esenciale të interesat të qytetarëve. Ndaj, përpjekja për të na hequr nga këto çështje diku me tym dhe pasqyra, e diku me shfaqje si ajo e paradites sot, nuk do të ketë sukses. Shfaqja e sotme e paradites, ishte një shfaqje e mirëkordinuar, sikundër edhe shfaqja e para dy ditëve më parë, e burrecëve që sulmuan zonjat deputete, për të hequr vëmendjen në këto çështje thelbësore për qytetarët shqiptarë.”