MENU
klinika

“21 Janari”

“I takon drejtësisë të bëjë drejtësi”, ministri Manja: Vendimi i Stransburgut, lehtësues

19.01.2024 - 11:27

Ministri Ulsi Manja ka deklaruar se i takon drejtësisë të bëjë drejtësi në lidhje me “21 janarin”.

Në fjalën e tij për mediat ai u shpreh se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Strasburg, është një lehtësim,

“Kam një qëndrim konstant timin për 21 janarin. Drejtësia të bëjë drejtësi për 21 janarin. Këtë kemi kërkuar dhe këtë presim nga drejtësia. Të zbardhet e vërteta në të gjithë dimensionet. Ndjehemi të lehtësuar për vendimin e Strasburgut. Është lehtësim për ne. Tashmë i takon drejtësisë të vendosë drejtësi.”, tha Manja.

Kujtojmë se vendimi Strasburgut në lidhje me vrasjen e Aleks Nikës, i cili humbi jetën në protestën e 21 janarit, konkludon se ka dy shkelje në këtë çështje: vrasja dhe më pas moszbardhja e krimit.

Po ashtu në vendimin e argumentuar të Strasburgut thuhet se ka pasur shkelje të detyrimit procedural dhe të pjesës thelbësore të nenit 2 të Konventës, shkelje të dy aspekteve të së drejtës së jetës.

Gjykata e të Drejtave të Njeriut sqaron se autoritetet kanë dështuar që të kryejnë një hetim efektiv dhe se gjatë protestës politike sipas saj, u përdor në mënyrë të pajustifikuar forca vdekjeprurëse.

Mes të tjerash Gjykata nënvizon dhe faktin se teksa ka pasur mangësi specifike në hetimin e rastit në fjalë, bëhet thirrje që të identifikohen dhe ndëshkohen ata që janë përgjegjës për krimin.

Po ashtu Strasburgu thekson se ka pasur dhe defekte në ushtrimin e detyrës nga ana e policisë për mbarëvajtjen dhe kontrollin e protestës.
Gjykata thekson mes të tjerash se dëmshpërblimi është një nga masat që shteti duhet të ndërmarrë për familjen e viktimës. “Provat treguan që Garda qëlloi drejt protestuesve. Të shtënat ishin kapur në kamera dhe u transmetuan. Qeveria pranoi dhunën joproporcionale të Gardës”, thuhet në vendimin e Strasburgut.