MENU
klinika

Nga Spartak Ngjela

I vdekuri që do të ngjallet, Vuçiç dhe çështja shqiptare!

08.01.2024 - 21:17

Për Vuçiçin është e kuptueshme që nuk ka më asnjë shpresë për t’u kthyer historia tragjike antishqiptare…
Vuçiç e kupton politikisht që çështja e Kosovës nuk mund te kthehet më kurrë mbrapsht.

Kjo sepse lufta e viteve 90′ në ish Jugosllavi hapi defterët e mëdhenj të historisë se falsifikuar kundër shqiptarëve.

Bombardimi i Beogradit, arrestimi i Milisheviçit dhe pavarësia e shtetit shqiptar të Kosovës, krijuan erën e re të historisë së Shqipërisë me përkrahjen e BE, por më shumë të Sheteve të Bashkuara të Amerikës.

Prandaj për Vuçiçin është e kuptueshme që nuk ka më asnjë shpresë për t’u kthyer historia tragjike antishqiptare. Por serbët e çmendur nga psikoza e tyre antishqiptare në funksion të pushtimit të tokave shqiptare, duan gënjeshtra që të mbahen, dhe këtë po u bën Vuçiçi: ai po i “garanton” se i vdekuri do të ngjallet. Dhe ata e besojnë… në një kohë që çështja shqiptare po bën përpara gjithmënë e më shumë.

Vuçiç kërkon që, me pasionin primitiv të serbëve, të presë një kohë tjetër, sepse e konsideronin pavarësinë e Kosovës një falimentim të shpejtë të çështjes serbe.

Ndërsa historia e rivendosur kundër padrejtësisë, në historinë moderne që jetojmë, kurrë nuk është kthyer mbrapa te primitivizmi antihistorik i cili ka falimentuar nga vetë koha e cila e ka goditur.