MENU
klinika

"Bëjnë sikur u djeg barku për Berishën!"

Iu bashkuan Rithemelimit, Basha ‘thumbon’ Bardhin e ndjekësit

11.01.2024 - 19:11

Kryetari i PD-së Lulzim Basha reagon për herë të parë publikisht lidhur me vendosjen e Sali Berishës në ‘arrest shtëpie’.

“Kam dy reagime, njëri është në rafshin personal, tjetri zyrtar.

Në rrafshin personal nuk më vjen mirë. Më vjen keq që një njeri që kam bashkëpunuar për një kohë të gjatë e që padiskutim ka dhënë kontributet e veta për vendin të përfundojë këtu. Cfarë kam pasur për ti thënë ia kam thënë.

Edhe ai e ka thënë publikisht një pjesë të këtijkomunikimi që kishte të bënte me hapat që duheshin erdhur për të mos ardhur deri këtu por në fund secili bën zgjedhjen e vet në jetë dhe duhet të përballet dhe marrë përgjegjësinë për zgjedhjen që bëri.

Kjo është njëra anë e Kostos që sjellja e tij që i solli të gjithëve, i dha familjes i dha një kosto të jashtëzakonshme PD dhe vendit. Në rafshin personal nuk kam asgjë vec keqardhje të thellë që kjo të përfundojë kështu nga ana tjetër PD është e domosdoshme që PD të lërë pas të shkuarën e të ecë përpara.

Ndër të tjera Basha ftoi demokratët të ecin përpara.

Atë tjetrin e degdisën në katin e tetë. I vetmi njeri që ka përfiituar nga kjo gjë është Edi Rama, ka mbaruar telenovela. Ka dy vjet që Rama shikon telenovelë falas, duke stimuluar dramën në PD. Ne kemi refuzuar të jemi pjesë e kësaj telenovele. U bëjmë thirrje të gjithë shqiptare ta fikin këtë telenovelë”, deklaroi Basha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN