MENU
klinika

Eksperti njohur i punësimit ngre alarmin

“Jemi në kushtet e neglizhencës së sigurisë teknike në punë”

24.01.2024 - 12:31

Masat e marra të sigurisë në punë nga punëdhënësi dhe zbatimi i tyre nga punëmarrësi lënë shumë për të dëshiruar në vend.

Eksperti i punësimit Erjon Muça, në analizën e tij përkitazi me këtë dukuri, tha në një intervistë, se tashmë jemi në kushtet alarmante të neglizhencës së mosrespektimit të sigurisë teknike në punë.

Sipas tij as denoncimi i rasteve të të dëmtuarve në punë, nuk është i mjaftueshëm.

“Ne jemi në kushtet e neglizhencës së lartë të mosrespektimit të rregullave dhe sigurisë teknike dhe kjo shpërfillje e plotë e rëndësisë se tyre sjell këto pasoja në jetë njerëzish ose plagosje.

Nëse e shohim në një spektër tjetër, denoncimi i rasteve të sigurisë teknike në punë është një tjetër problematikë madhore që shumë punëtor që dëmtohen brenda punës, mjaftohen me pak, kënaqen me pak sepse kanë riskun e humbjes së punës nëse nuk do pranojnë një ofertë të caktuar nga punëdhënësi i cili mund ta joshësh përmes instrumenteve dhe e mekanizmave të tyre me para, me heqje të shpenzimeve për kurim, etj.

Siguria teknike është e shtrirë në gjithë ato sektor kur ka një risk të madh kur përballen me përditshmërinë e procesit të punës dhe kur rreziku është i lartë, se në rast pakujdesie automatikisht pasojat mund të jenë shumë fatale, si nga rënia nga lartësitë, ashtu edhe rreziqe të tjera që kanë të bëjnë me funksionim.”

Sipas eksperti të punësimit Muça, sot është e pamundur të menaxhosh situatën në fluksin e madh të ndërtimeve që po bëhen në vend.

Sipas tij, nuk ka as punëtor të specializuar dhe të trajnuar që të jenë të aftë të përballojnë këtë dinamikë të lartë të ndërtimeve.

“Sektori i ndërtimit dy viteve të fundit i është dhënë prioritet shumë i lartë, dhe mundësia e menaxhimit në marrjen e masave të duhura në respektimin e rregullave të sigurimit teknike, në numrin e caktuar të punonjësve të specializuara për tu përgjigjur si duhet trajnimeve, realizmi i trajnimeve paraprake në mënyrën dhe kohën e duhur, duke matur aftësinë e përvetësimit të punonjësit kanë çeduar sepse është e vështirë të menaxhohet situata ku ka kaq shumë ndërtime dhe kaq pak punonjës, dhe shumë pak trajnime të mjaftueshëm që punonjësit të jetë të aftë ti përgjigjen kësaj sfide dhe dinamike të lartë të intensitetit të lartë të ndërtimeve që bëhen sidomos në Tiranë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përfaqësuesi i Bankës Botërore për Shqipërinë

“Mungesa e punëtorëve po minon rritjen e kompanive”

Intervista e Ish-presidentit të Dhomës Amerikane të Tregtisë

“Amnistia fiskale, derë e hapur për pastrim parash”