Qëndrimi i Berishës në “arrest shtepie” mund të zgjasë shumë. Madje muaj dhe vite. Por problemi nuk është më “shpëtimi i tij” nga SPAK. Problemi është kush do ta drejtojë nga selia grupimin e partisë tij. Dhe në fakt gara emadhe ka nisur. Pavarsisht se poshtë ballkonit të Berishës mblidhen deputetë, apo dhe ata të FRPD-së, gara e madhe brënda tyre ka nisur. Rrethi i ngushtë ka nisur të hedhë insinuata, që nënkuptojnë “kryetarllëkun” e përkohshëm apo të përhershëm. Edhe pse Berisha deklaroi 1 natë para “arrestit të shtepisë” se “PD do ta drejtojë unë Sali Berisha”, duket se situata mund të ndryshojë. Kjo për faktin se partia nuk drejtohet më si “Mao Ce Dun-i” dikur. Direktivat, porositë dhe urdhërat “nuk pijnë ujë” kur nuk je fizikisht në seli. Gara ka nisur dhe në start janë goxha emra, si Mul Noka, Albana Vokshi, Tritan Shehu, Edi Paloka, Edmond Spaho, apo dhe Luçiano Boçi, i cili duket si më favoriti. Por është herët akoma për të përzgjedhur nga Berisha emrin e duhur. Ai nuk ka besim, por më kryesorja është se, e ka të vështirë ti besojë ndonjërit prej tyre Rithemelimin. Ka zëra brënda rrethit të ngushtë se “po shqyrtohet opsioni i krijimit të një partie të re, me emer të përafërt, dhe kryetar Berishën”. Duket se viti 2024, do të jetë “malore” e fortë për Rithemelimin, dhe “ vit beteje” për Berishën. Ato nisin me masën e arrestit, apelimin ndaj saj, gjyqet me vulën, selinë, siglën, kompleksin “Partizani”, dhe deri atëhere ka ardhur 2025, viti elektoral. Pra, Rithemelimi ka përpara një vit me plot surpriza, dhe pozitiviteti i tyre, varet nga përzgjedhja që do të bëjë Berisha. Edhe vetë ai e kupton se, ka nevojë për dikë, që të mbolojë “hijen” e tij në seli. Ka nevojë për dikë që të jetë aq “luftarak” sa ai. Por mungesa e vazhdueshme e besimit, (po të kemi parasysh praninë e tij në PD edhe pas doreheqjes në 2013) bën që të ketë mëdyshje për të përcaktuar emrin e pasardhësit të përkohshëm. Beteja e tij ka nisur për marrjen e statusit “i burgosur politik nga Edi Rama”, duke synuar rritjen e përkrahjes brënda bazës në rrethe. Pra 2024, pritet të jetë një vit me dilema, surpriza, beteja dhe aksione , “fitorja” e të cilave varet nga “timonieri” dhe jo ata që ka pas, në “anijen e mbytur”.
Artur Ajazi
Ka nisur gara e madhe…
02.01.2024 - 17:10
“Ekuacion me shumë të panjohura”
Lirimi i Sali Berishës nga arresti shtëpiak, Fatos Lubonja: Entuziazmi që u tregua ishte i tepruar
Nga Mero Baze
Berisha s’ka fituar liri, por ka humbur një alibi
U krijua në kohën e Luftës së Ftohte
NASA zbulon bazën sekrete amerikane të vendosur nën akull
Nga Dritan Hila
Më mirë rrugëve!
"Një person i tretë e ngriti peshë gjatë sulmit, por…"