MENU
klinika

Tre të lënduar

Kamioni përplaset me makinën në aksin ‘Elbasan-Librazhd’

04.01.2024 - 15:07

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin “Librazhd-Elbasan”, ku janë përplasur dy automjete e për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”., ndërsa mësohet se të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, për kujdes mjekësor.

Ndërkohë grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 12:15, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”, kamioni që drejtohej nga shtetasi G. T., banues në Maqedoninë e Veriut, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. T., banues në Pogradec.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi A. T. dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte ky shtetas, të cilët janë dërguar në spital, për kujdes mjekësor.

Me shtetasin G. T. po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN