A duhet që prokuroria të hetojë përfshirjen e Dervish Hasit me grupet kriminale?
Gjin Nika njihej si i “forti” i Bulqizës. Ai u ekzekutua në një atentat mafioz 10 vite më parë në afërsi të Urës së Tapizës ne prill 2014.
Nika ishte një nga eksponentët më të rrezikshëm të krimit te organizuar.
I forti i Bulqizës ishte i martuar dhe në mos gaboj, baba i një fëmije. Një fëmijë që sot po e rrit mjeku kardiokirurg i spitalit Shefqet Ndroqi, Dervish Hasi.
Ky i fundit u arrestua pasi dyshohet për trafik te miturash dhe pornografi, për shkak të marrëdhënies së tij me një të mitur. Vajza iu tha hetuesve se u martua nga një hoxhë (aktivitetin e hoxhës duhet ta hetojë prokuroria) me Dervish Hasin në një kohë që ai kishte një martesë me gruan e parë dhe dy gra me tjera.
Gruaja e dyte e tij është pikërisht e veja e Gjin Nikes, i cili dyshohej edhe për rekrutim të besimtarëve dhe dërgimit të tyre për xhihad në Siri. Akuzat ndaj tij s’u provuan pasi hetimet u pushuan për shkak të vdekjes.
10 vite më vonë, emri i tij del ne skene. Dervish Hasi rezulton lidhje e tij e vjetër dhe ka në një nga shtëpitë e tij të vejën e Gjin Nikes dhe fëmijen e tij.
A duhet qe prokurorja te hetoje ne kete drejtim? A duhet qe prokuroria te hetoje perfshirjen e Dervish Hasit me grupet kriminale? A duhet hetuar nese Hasi eshte perfshire ne rekrutim grash e vajzash per ti trafikuar?
Mendoj se po!