MENU
klinika

E provoi të njëjtën eksperiencë 2 vite më parë

“Koha të marr hak”, Donaldi flet për hyrjen e Romeos në “BBV”

15.01.2024 - 07:45

Mbrëmjen e djeshme nisi aventura e “BBV” ku shumë personazhe të ndryshëm lanë pas çdo gjë dhe nisën një rrugëtim të ri.

Pjesë e “BBV” është edhe Romeo Veshaj, binjaku i Donaldit i cili mori pjesë në “BBV1”.

Donaldi ka publikuar një video ditën e sotme ku tregon që ka në dorë telefonin e Romeos, ku sigurisht mund ta hapi edhe me ‘Face ID’ e tij.

Donaldi: Hey si jeni, kam në dorë diçka që do doja shumë t’ua tregoja. Telefonin e Romeos. Normalisht që hapet me ‘Face ID’, por Romeo nuk ma lë kurrë telefonin e tij. Të shikojmë se çfarë ka këtu brenda. Unë i kam jetën në dorë atij, ndoshta mund t’i publikoj dhe diçka që nuk duhet në Instagram, sepse unë po i mbaj Instagramin Romeos që ta dini. Është koha që unë të marr hak, sepse Romeo nuk ma mbajti estetikisht mirë Instagramin kur isha pjesë e “BBV”, kështu që ta shikojmë sesi do shkojë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kënga mori miliona klikime prej tij

Donaldi i drejtohet Ylli Limanit: “Je në borxh”

Me motor e bluze të stampuar me foton e Donaldit

Çfarë po kurdis Romeo?