MENU
klinika

Emrat

Krimi në familje trondit Tiranën! Vëllai vret vëllanë dhe më pas veten

04.01.2024 - 09:50

Një vrasje në zonën e Freskut ka ndodhur sot në Tiranë dhe dyshohen dy viktima.

Nga detajet e para, mësohet se kanë mbetur të vrarë dy vëllezër, por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Mësohet se bëhet fjalë për Lulzim Cami dhe Vehap Cami, të dy rreth 60 vjeç.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës.

‘Më datë 04.01.2023, në rrugën “Xhon Belushi”, te Fresku, shtetasi V. C., 63 vjeç, ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, shtetasin L. C., 68 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.’, njofton policia.