Të shtunën do të nisë Forumi Ekonomik Botëror që do të mbahet në Davos të Zvicrës, Forumi do të zgjasë deri më 19 janar.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka theksuar se ndjehet i lumtur që pjesëmarrës në këtë forum do të jenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
“Javën e ardhshme, në Davos do të nisë Forumi Ekonomik Botëror. Me të gjitha temat kryesore të rëndësishme, ‘Arritja e sigurisë dhe bashkëpunimit në një botë të thyer’ veçanërisht për Kosovën, dialogun Kosovë – Serbi dhe të gjithë rajonin e Ballkani Perëndimor. Gëzohem që do t’i shoh të dy, Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiçin të jenë të pranishëm”, ka shkruar Rohde në rrjetin social “X”.