06.01.2024 - 11:14
Një tërmet 4.3 ballë ka rënë mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30 në zonën në kufirin Shqipëri-Greqi.
Epiqendra e tërmetit ishte 5 kilometra në veri të Leptokarias dhe thellësia fokale u vlerësua në 42 kilometra, sipas Institutit Gjeodinamik.
Tërmeti është ndjerë deri në qytetin e Sarandës, ndërsa lëkundjet në fshatrat e Konispolit ishin të fuqishme.
Nuk raportohet për dëme materiale.