MENU
klinika

"Kiarës do i thoja vetëm..."

Luizi u tall me shtatzëninë e Einxhel, reagon Dagz

13.01.2024 - 12:23

Dj Dagz dhe Luiz Ejlli, kanë qenë në qendër të mediave rozë për shkak të ndërprerjes së komunikimit që ata të dy kanë patur me njeri-tjetrin. Përmes një interviste mbrëmjen e kaluar, Dj Dagz ka folur më tepër rreth marrdhënies së tij me fituesin e ‘BBV2’ Luiz Ejlli, ku dhe shpjegoi arsyen pse e fshiu prej rrjeteve sociale.

Përgjithësisht marrdhënia mes tyre ka qenë e qëndrueshme. Dagz ka qenë banor i shtëpisë së BBV1, dhe në asnjë moment nuk ka munguar mbështetja e tij ndaj Luizit. Mirëpo shumë mesazhe kanë ardhur prej fansave të Dagz, të cilët e pyesnin atë nëse duhej të vazhdonte të mbronte Luizin, pasi ata kishin parë situata të caktuara që ndoshta Dagz nuk ishte në dijeni.

I ftuar në emisionin “Canape.t7”, Dagz është shprehur se i ka inat njerëzit që bullizojnë dhe për këtë arsye ai është larguar nga Luizi. Ky i fundit është “tallur” me shtatzëninë e Einxhel, dhe siç duket Dagz nuk e ka pritur fare mirë.

“Nëse ndonjëherë në jetë kam komentuar ka qenë për çështje kombëtare dhe jo të komentoj për gra shtatzënë. Ajo çfarë do të kisha bërë është me i uru Kiarës shtatzëninë më të lehtë në botë!” – u shpreh ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një nga çiftet më të ëmbël të estradës

Do të kemi dasmë brenda këtij viti? Jua thotë vetë Einxhel