MENU
klinika

Në Tiranë apo Prishtinë?

Dagz dhe Einxhel vendosin përfundimisht ku të jetojnë

16.06.2023 - 13:56

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz që nga dalja nga shtëpia e Big Brother kanë jetuas mes Prishtinës dhe Tiranës.

Çifti që janë prindër të një djali deri tani kishin dy adresa duke u zhvendosur her njëri, herE tjetri andej dhe këndej kufirit.

Por ata tashmë kanë vendosur përfundimisht se ku do të jetojnë.

Në një intervistë për emisionin “1 Natë”, Dagz ka treguar se do të zhvendosen në Kosovë, pasi Einxhelit i pëlqen më shumë aty, aq sa do ta vazhdojë atje dhe karrierën e saj.

Mua më pëlqen më shumë Tirana, Einxhelit i pëlqen Kosova. Prej një viti e disa muajsh që jemi bashkë udhetoj kryesisht unë ose ajo. Por nga muaji tjetër jemi në Kosovë përfundimisht. Einxhelit i pëlqen këtu edhe punën mendon ta vazhdojë në Kosovë”, ka thënë Dagz.