MENU
klinika

Nis rituali te "Rruga e Lirisë"

Mbështetësit e Rithemelimit mblidhen poshtë banesës së Berishës

11.01.2024 - 19:49

Edhe këtë të enjtë ka zhvilluar rituali ku dhjetëra mbështëtës së ish-kryeministrit kanë mbëritur poshtë ballokonit të Sali Berishës, në rrugën Mustafa Matohiti.

Ata kundërshtojnë masën e sigurisë të dhënë nga GJKKO për Berishën, ndërsa më herët janë shprehur se këto mbledhje janë në solidarizim me ish-kreun e qeverisë.

Berisha, i cili ndodhet në masën e arrestit në shtëpi prej disa ditësh ka mundur të komunikojë me mbështetësit e tij përmes fjalimeve që ka mbajtur nga dritarja e banesës.