MENU
klinika

“Aksioni do të shtrihet në të gjitha degët”

Mbledhja e Kryesisë/ Noka: Ja rolet që do të ketë secili koordinator!

30.01.2024 - 17:37

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së Rithemelimit, Flamur Noka, në një deklaratë për media, ka zbardhur diskutimet në mbledhjen e Kryesisë.

Ai tha se diksutuan të gjitha format e diversifikimit dhe përshkallëzimit ku paralajmëroi protesta në të gjithë vendin.

“Vendimet për të përjashtuar dhe shpallur armiq deputetët e opozitës, të cilët në seancën e fundit demonstruan krejtësisht brenda rregullores, me pankarta, tregon se regjimi ka një vullnet për të asgjësuar çdo gjë, forcë dhe kundërshtar që nuk mund të hyjë në kthetrat e tij. Rama po hedh hapat më të rrezikshëm të instalimit të një neodiktature.

PD është e vendosur të qëndrojë përballë dhe diskutuam format e diversifikimit dhe përshkallëzimit duke e çuar me mosbindje civile.

U diskutuan dhe format e përshkallëzimit që do të zbresim në të gjitha degët e Shqipërisë, do të ketë protesta në të gjitha rrugët”, tha Noka.

Ndër të tjera, deputeti demokrat foli dhe për 4 koordinatorët, për të cilët tha se do të jenë ndihmës në çështjet e organizimit të partisë, ndërsa për Belind Këlliçin tha se do të jetë drejtues politik i Tiranës.

“Zyra e organizimit do të forcohet me 4 koodrdinatore, Këllëçi do të jetë drejtues politik i Tiranës. Janë ndihmës në çështjet e organizimit të partisë. Çështje ditësh do të merrni vesh për bashkimin e PD-së”, tha Noka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Synoj të rikthehem si kryeministër i Shqipërisë"

Berisha dorëzon 4200 firmat për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD