Microsoft po sjell një ndryshim të ri në botën e teknologjisë pas gati 30 vjetësh, duke prezantuar një buton dedikuar Inteligjencës Artificiale (Al) në tastierat e tij Windows.
Duke filluar nga ky muaj, shumë kompjuterë të Microsoft Windows 11, do të shfaqin butonin “Copilot” që shoqërohet me Inteligjencë Artificiale.
Me shtypjen e butonit, përdoruesi i bën thirrje chatbotit të Al, për t’i ndihmuar me kryerjen e detyrave të ndryshme. Madje, ai mund të krijojë edhe këngë, pa e ditur përdoruesi se si të luajë një instrument apo të këndojë.
Edhe pse ende nuk dihet se cilët prodhues kompjuterësh do të instalojnë butonin Copilot, bëhet e ditur se ai do të vendoset pranë butonit Space, dhe në shumë raste do të zëvendësojë CTRL-në.
Ndërsa Inteligjenca Artificiale është më e përhapur në telefona sesa kompjuterë, Microsoft e ka quajtur vitin 2024 si “viti i Al për PC”, moment i cilësuar si simbolik në botën e teknologjisë, pasi shumë prej kompanive e luftojnë revolucionin e Al.
Sipas nënkryetarit ekzekutiv të Microsoft, Yusuf Mehdi, ky ndryshim është mjaft transformues në udhëtimin e Windows.
Ndryshe, Microsoft nuk është e vetmja kompani me taste të personalizuara. Apple ka konceptin e tastit Command, ndërsa Google një buton kërkimi në Chrome.