MENU
klinika

'Aromë' lufte në Ballkan

Moska “sulmon” Kosovën dhe SHBA-në: Duan të shfarosin miqtë tanë serbë!

26.01.2024 - 18:33

Maria Zakharova akuzoi Kurtin se po armatos policinë e Kosovës dhe po vendos shërbimin e detyrueshëm ushtarak për ta kthyer atë në ushtri, duke shkelur kështu Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit!

Moska ka nisur sërish një sulm ndaj Kosovës, teksa ka akuzuar Perëndimin se po e ndihmon këtë të fundit për të larguar serbët nga Veriu.

Ishte zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova akuzoi SHBA-në dhe BE-në se po mbyllin sytë përballë asaj që ajo e quajti agresion të Kosovës ndaj serbëve në Veri. Dhe në vend të kësaj, shtoi ajo, po ndihmojnë Prishtinën në të gjitha fushat, atë të sigurisë, drejtësisë, ekonomisë dhe kulturës.

Zakharova ndër të tjera akuzoi dhe kryeministrin Albin Kurit se po përndjek dhe arreston serbët e veriut, si shenjë hakmarrje për pjesëmarrjen e tyre në protesta dhe për të mos lejuar krijimin e asociacionit.

“Në përpjekje për të demoralizuar komunitetin lokal serb, shqiptarët shtypin të gjitha hapat drejt konsolidimit të statusit të tij ligjor. Detyra kryesore e Aljbin Kurtit është të zhbëjë angazhimin e tij për themelimin e Asociacionit. Prandaj logjika e tij cinike: për të zgjidhur çështjen e krijimit të saj, duhet të heqësh qafe serbët”, tha Zaharova në konferencën e sotme.

Ndër të tjera Zaharova akuzoi Kurtin dhe për heqjen e “Dinarit” serb nga përdorimi në territorin e Republikës së Kosovës. Sipas saj, qëllimi i Kurtit synon të ndalojë transaksionet financiare në dinarë serbë, duke penguar kështu transfertat nga Beogradi për pagesën e pensioneve të serbëve në veri.

Gjithashtu, ajo akuzoi Kurtin se po armatos policinë e Kosovës dhe po vendos shërbimin e detyrueshëm ushtarak për ta kthyer atë në ushtri, duke shkelur kështu Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit!

“Është planifikuar armatosja e gjithë policisë, jo vetëm e forcave speciale, me automatik me tyta të gjata dhe vendosja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak deri në vitin 2028, si pjesë e transformimit të ‘forcave të sigurisë së Kosovës’ në ‘ushtri’, në kundërshtim me Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit. Është e qartë se një nga qëllimet e kësaj mase është që të detyrohen serbët e moshës ushtarake të largohen nga rajoni”, theksoi ajo.

Ajo akuzoi SHBA-në se po ndihmon Kosovën që të shfarosë serbët nga veriu dhe po e shpërblen atë për këto veprime.

“Amerikanët dhe evropianët inkurajojnë spastrimin etnik të iniciuar nga “kryeministri” i lartpërmendur, duke e shpërblyer Prishtinën me udhëtim pa viza në zonën Shengen dhe duke promovuar aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, tha ajo.

Zakharova theksoi se një zhvillim i tillë duhet t’i kthjellojë ata që flasin për aftësinë e Albin Kurtit për të negociuar dhe fajësojnë serbët për ngecjen e dialogut.

“Nën pretekstin e shpikur të kërkimit të armëve dhe kontrabandës, bastisjet e “forcave speciale” të Prishtinës kryhen rregullisht në zonat e banuara me serbë dhe për më shumë se shtatë muaj është vendosur embargo për importin e mallrave të etiketuara “made in Serbia. Vetëm respektimi i rreptë i marrëveshjeve të nënshkruara nga palët, para së gjithash në lidhje me Bashkimin e Komunave Serbe, në kuadër të kornizës strikte të Rezolutës themelore 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mund të sigurojë një rezultat të qëndrueshëm, të drejtë”, deklaroi ajo, raporton “Novosti.RS”

Ndër të tjera në fund të deklaratës së saj, në përpjekje për të justifikuara masakrën ruse në Bucha të Ukrainës, ajo i quajti ushtarë e UÇK-së grup terrorist dhe justifikoi masakrën e Rejçakut. Sipas saj masakra eRejçaktu ishte njëpropagandë e Perëndimit për të sulmuar me avionët e NATO-s, Jugosllavinë.