MENU
klinika

Bën analizën vjetore

Ndërtimet pa leje, Balla: Sekuestruam 9 objekte, 10.5 milionë euro i kaluan shtetit

04.01.2024 - 13:31

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar një konferencë për mediat për analizën vjetore të ministrisë ndërsa ka deklaruar se siguria publike gjatë vitit që lamë pas ishte një test certifikimi.

Ndërsa mbyllim një sezon turistik, ministri deklaroi se tashmë kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Balla është ndalur t’u përgjigjet edhe akuzave mbi ndërtimet pa leje, ndërsa theksoi se nga 9 objektet e para të sekuestruara është arkëtuar në buxhet shuma prej 10.5 mln euro.

“Siguria publike gjatë 2023, ishte në test që na ka certifikuar. Numërojmë rreth 154 operacione në goditjen e fenomenit të emigracionit të paligjshëm.

Sapo mbyllim një sezon turistik fillojmë bëhemi gati për sezonin e ri. Sikur jam zotuar, do të kemi për këtë sezon turistik një përgatitje shumë më të plotë, për të përballuar në fluks shumë më të madh turistësh. Dhe për këtë qëllim bëmë gati, një strukturë të re brenda Policisë së Shtetit, e cila do duhet të marrë një përgjegjësi të re. Ndërkohë që inspektoriati i mbrojtjes së territorit duhet të garantojë në kohë, plazhe të lira dhe bregdet të pastër.

Meqë po flas për IKMT, më lejoni të ndaj një shifër, sa i përket gjithë baltës që u hodh mbi qeverinë për ndërtimet pa leje, kemi për 9 objektet e para, si arkëtim të ardhura në buxhet 10.5 mln euro. Për katër prej tyre, procesi i pagesës është likujduar, ndërkohe priten dhe të tjerat”, tha Balla.