MENU
klinika

Artur Ajazi

Nuk dënon Rama… o rithemelues

15.01.2024 - 17:51

Duke u mbledhur tek “rruga pa diell e revolucionit “dhemokratik”, të gjith1% ulurasin dhe mbvajnë fjalime kotmëkoti, duke akuzuar qeverisjen dhe kryeministrin Edi Rama. Djem të ri, vajza dhe gra, burra dhe pjesë nga shpura e Doktorit, dalin dhe akuzojnë kryeministrin Rama se “po arreston dhe dënon opozitën, kreun e saj Berisha”.

Dalin me rradhë në podin e vockël, dhe akuzojnë me lloj-lloj togfjalish, kreun e SPAK-ut, kreun e Kushtetueses, dhe cilindo që “po dënton misionin e opozitës”. Ata betohen njëkohosisht se “nuk do të ketë forcë në botë të dënojë liderin e opozitës”. Dhe po e mbajnë fjalën.

Dhjetra flakadanë janë gati të shpalosen pasditen e të hënës në nisjen e punimeve të Parlamentit për 2024. Kjo pra, mbetet risia e kësaj opozite. Sikur ti ketë mësuar Berisha një dhe nga një, ata nuk kanë fjali tjeter veç asaj se “Edi Rama ka arrestuar liderin, Edi Rama ka prangosur opozitën”, etjjj. Në rast se kjo është opozita e një vendi në NATO, në KiE, apo një vendi që aspiron të futet në BE, mos qoftë. Në asnjë vend demokratik, të lirë, të pavarur dhe vend aleat i NATO-s dhe SHBA-së, nuk dënon kryeministri.

Dënon drejtësia, ajo drejtësi për të cilën votuan edhe deputetet e kësaj opozite, dënon drejtësia e re, e lindur mbi gërrmadhat e asaj të u shemb. Në asnjë vend anetar i NATO-s, kurrë nuk bën vaki të dënojë me urdhër një kryetar qeverie, pasi nuk guxon. Në një vend të lirë, demokratik, në një vend me qeveri të dalë nga vota e shumicës së popullit, kryeministri nuk ka kurajo të ndikojë mbi organet e drejtësisë, ashtu sikurse bëhej 12 vite më parë. Ja thua, po kujt ja thua ? Atyre që besojnë se duke ardhur tek “rrugica pa diell” mbajnë fjalime dhe përbetime se “nuk shkulemi nga ky vend pa rrezuar Edi Ramën”..

Sa qesharake, kur mendon se, pikërisht ata “fjaluesit e rrugëcës”, kërkojnë të marrin edhe pushtetin. Ata që besojnë se, “kryeministri, arreston, gjykon dhe dënon” nuk janë gjë tjetër veç shkaterruesit e asaj partie të ndarë në 3 grupime, me gjasë për të mos u bashkuar më kurrë. Edhe pse Sali Berisha e di fare mirë se, krijimi i një partie të re ishte zgjidhja e situates, sërish ai ka vendosur ti mbajë ithtarët e tij me “ëndërra pushteti, revolucioni, dhe rrugicash pa diell”.

Një opozitë serioze, nuk sillet si seksion flakadanëshm, por merr mbi supe misioni e rilindjes së një alternative konkurruese për të përfaqesuar denjësisht mbështetësit e saj në fushata elektorale. Ndoshta kanë vendosur ta nisin dhe bitisin revolucionin nga rrugica.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN