MENU
klinika

Formimi i ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Petro Koçi: Vendim i logjikshëm, ja cila fushë besoj se do të dominojë

08.01.2024 - 23:04

Deputeti Petro Koçi e ka konsideruar si të logjikshëm vendimin e kryeministrit Edi Rama për formimin e ministrisë së re që përmbledh bashkë, fushën e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

I ftuar në ‘Studio Live’, në Report Tv, Koçi tha se lajmin e mori vesh nga mediat ndërsa theksoi se beson se kjo ministri në krye të së cilës, është emëruar Blendi Gonxhe, mund të dominojë fusha e ‘Kulturës’.

“Këto janë iniciativa të kryeministrit, njëlloj si ju edhe ne e kemi marrë lajmin në të njëjtën kohë. Është cështje që është gjithmonë në varësi të gjykimit të kryeministrit. Nisur nga përvoja e deritanishme është e logjikshme ndarja e financave nga ekonomia pasi financat sigurojnë të ardhurat, ekonomia është gjë tjetër. Inovacioni mund të mos jetë një aspekt dominues në një ministri si kjo, sepse besoj do ta sundojë Kultura më shumë, ekonomia dhe më pas inovacioni”- tha Koçi.