MENU
klinika

Analiza

Pse Xi Jinping nuk heq dorë nga spastrimi në radhët e ushtrisë?

10.01.2024 - 17:34

Largimet e shumta të disa prej figurave më të rëndësishme në sektorin e mbrojtjes që kanë tronditur së fundmi Kinën do të ishin shkaktuar nga një arsye shumë specifike.

Inteligjenca amerikane pretendon se spastrimi i gjerë ushtarak i miratuar nga Xi Jinping ka të bëjë me korrupsionin e përhapur që minon përpjekjet e ndërmarra nga udhëheqja e Partisë Komuniste Kineze për të modernizuar ushtrinë e vendit.

Në veçanti, agjentët amerikanë 007 cituan disa shembuj që do ta shqetësonin Xi, të tilla si prania e raketave të mbushura me ujë në vend të karburantit dhe fusha të gjera të kapanoneve raketore me kapakë të dëmtuar, dhe ngriti pikëpyetje në lidhje me aftësinë reale të Pekinit për të luftuar.

“Bloomberg”, duke cituar disa burime anonime, shkroi se korrupsioni brenda Forcës së Raketave, ose forcës raketore të Ushtrisë Popullore Çlirimtare të Kinës (PLA), dhe në të gjithë bazën industriale të mbrojtjes, është aq i përhapur sa zyrtarët amerikanë do të besonin se Xi është më pak i prirur të urdhërojë aksione të mëdha ushtarake në vitet e ardhshme.

China's Xi Jinping takes commander in chief military title - BBC News

SHBA besojnë gjithashtu se i njëjti korrupsion ka çuar në një ulje të besimit në aftësitë e përgjithshme të PLA, veçanërisht me Forcën Raketore, njësia që menaxhon arsenalin bërthamor të vendit.

Në të njëjtën kohë, inteligjenca amerikane ka nënvizuar se Xi ka vazhduar me spastrimet e mëdha të përshkruara më sipër.

Xi ka hedhur miliarda dollarë për të përmbushur një nga synimet e tij kryesore për transformimin e ushtrisë në një forcë moderne deri në vitin 2027.

Në një plan të tillë, forca raketore duhet të kishte luajtur një rol themelor, veçanërisht në synimin për çdo ofensivë kundër Tajvanit.