Historitë personale, romancat dhe ndarjet, janë kthyer në kryefjalë të bisedave mes banorëve në shtëpinë e “Big Brother Vip 3″.
Ka qenë Romeo ai i cili së fundmi ka folur për një temë të tillë, ku gjatë një bisede me banorët e tjerë, ai tregoi më shumë rreth marrëdhënieve të tij të kaluara dhe raportin që krijon me një vajzë që ka në krah.
Moderatori ka treguar se në një lidhje nuk ka tradhtuar kurrë, dhe se nëse një vajzë e do nuk e bën një veprim të tillë.
Pjesë nga biseda:
Romeo: Në momentin që unë kam qenë në lidhje, dilja në club dhe dilja në gjëra, thosha ej hiqe dorën se shkoj në shtëpi. Të betohem, nuk e besoni por kështu ka ndodhur. Kështu ka ndodhur më të vërtetët.
Rike: Pra, ti në lidhje nuk ke tradhtuar kurrë?
Romeo: Kurrë!
Rike: Ti?
Romeo: Po moj unë! Unë nëse dua një gocë rri me të, nuk do e tradhtoj me të tjera.