MENU
klinika

Vettingu në polici

Shkarkohet nga detyra ish-drejtori i shërbimeve mbështetëse në DPPSH

26.01.2024 - 18:30

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka vendosur sot në një seancë me dyer të mbyllura, shkarkimin nga detyra të Thodhori Gravanit.

Gravani mbante detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Seanca e ditës së sotme është zhvilluar me dyer të mbyllur dhe pa praninë e mediave, njësoj si edhe seanca e kaluar e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore. Në seancën e kaluar u vendos gjithashtu shkarkimi i Edmond Rizaj, Drejtor i Drejtorisë së Hetimit, në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.