MENU
klinika

Dalin pamjet

Si tentuan Dan Hutra dhe tre të burgosurit të prisnin kangjellat për tu arratisur

04.01.2024 - 20:33

Të tjera detaje kanë dalë mbi planin e arratisjes nga burgu të Dan Hutrës, i njihur si vrasësi i grave dhe 3 të burgosurve të tjerë.

Janë publikuar pamjet e kangjëllave që po priteshin gradualisht, përmes një teli të mprehtë.

Po ashtu, mësohet se ata kishin fshehur në qeli mjete për arratisje, si çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse.

Siç thamë edhe më lart, së bashku me Dan Hutrën, ditën e sotme nga burgu i Fierit tentuan të arratisen dhe tre të burgosur të tjerë në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Bëhet fjalë për Martin Kapllani, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”.

Geraldo Veizaj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”.

Feti Kovaçi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”.

Njoftimi i Policisë:

“Sot, në burgun e Fierit, si rezultat i ndjekjes, mbikqyrjes, kontrollit dhe përdorimit të mjeteve teknike disa javore nga stafi i burgjeve, u kap në flagrancë duke tentuar për t’u arratisur i burgosuri me rrezikshmëri dhe histori kriminale, Dan Riza Hutra (autor i disa vrasjeve).



Ky plan ishte organizuar së bashku me tre të paraburgosurit e mësipërm.

Në dhomën ku ishin të akomoduar, të paraburgosurit kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara.

Gjatë kontrollit nga punonjësit e sigurisë, u konstatua se edhe në dhomën nr. 15, ku ishte i akomoduar i burgosuri me potencial të lartë rrezikshmërie, Dan Riza Hutra, ishin fshehur mjete për arratisje, konkretisht: një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara.

Të dhënat paraprake tregojnë për bashkëpunim ndërmjet të katër të burgosurve, për thyerje të sigurisë dhe tentativë arratisje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vrau tri gra dhe plagosi tre të tjera

Dan Hutra tenton të arratiset nga burgu i Fierit