MENU
klinika

Këtë vit nuk do ta moderojë ajo

Sot nis “BBV 3”, Arbana ka një mesazh për Ledionin

13.01.2024 - 12:29

pektakli më i ndjekur në Shqipëri, “Big Brother VIP Albania”, do të nisë transmetimin mbrëmjen e sotme. Spektakli është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Deri më tani kanë qenë të shumtë emrat e personazheve VIP, të cilët janë aluduar se do të jenë pjesë si banorë këtë edicion, por vetëm dy janë zyrtarizuar dhe ata janë Meriton Mjekiqi dhe Ledjona Xheladinaj.

Ndërkohë publiku është njohur edhe me personin që do të moderojë këtë edicion të tretë të BBV si dhe me dy opinionistët.

Ledion Liço do të prezantojë “Big Brother VIP 3” si dhe opinionistë janë Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj.

Nga ana tjetër, të shumtë kanë qenë personazhet e njohur të ekranit që kanë uruar publikisht produksionin për nisjen e këtij sezoni të ri të reality show-t. Mes tyre është edhe moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, e cila ka qenë nën moderimin e dy edicioneve të mëparshme.

Osmani ka postuar në profilin e saj në “Instagram” disa imazhe ku shfaqet teksa moderon BBV, e bashkëngjitur me to shkruan:

“Sonte fillon aventura e BB Vip, një aventurë e jashtëzakonshme televizive, pjesë e së cilës kam patur fatin dhe privilegjin të jem për shumë vite me rradhë. Përjetë falenderuese dhe mirënjohëse Tanit që më zgjodhi atëherë kur besim te unë nuk kishte askush, dhe Lorit e Sares me të cilat vazhduam për dy vite të gozhdojmë shqiptarët para ekranit për muaj me rradhe duke bërë bashkë gjithë familjen.

Shume suksese sonte mikut tim te vjeter @mr.ledionlico i dhe gocave te mia @lorinamixha @kristina.mere @petrina.gorica, you’ll do great, as always:)

E në fund faleminderit juve, ndjekësve të mi, për te gjithë vleresimin dhe dashamiresinë karshi meje. Ju lexoj dhe ju shoh gjithmonë. Ju dua ❤️”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U përfol se Ledioni i mori Arbanës drejtimin e spektaklit

Zbulohet prezantuesi i “Big Brother VIP 3”