MENU
klinika

Pjesa më e madhe nga Kosova dhe Italia

Strukturat akomoduese pritën 43.5% më shumë vizitorë se në 2022

19.01.2024 - 19:16

Në nëntor në strukturat tona akomoduese janë regjistruar 43,5 % vizitorë më shumë se në Nëntor 2022. Në nëntor sipas INSTAT janë akomoduar në strukturat tona 26% më shumë rezidentë se në nëntor 2022, dhe 60.3% më shumë të huaj.

Në total nëpër hotele, resorte apo bujtina janë akomoduar në nëntor 63.681 shtetas vendas e të huaj. Nga të cilët 10.5% ishin nga Italia, ndjekur nga Kosova me 10.7%, më pas Gjermania me 4.6%, Turqia me 2.9%, Anglia 2.8%, dhe pjesa tjetër ishin nga shtete të tjera.

Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 12,7 %, kundrejt 9,7 % që ishte në muajin Nëntor 2022. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 16,2 %, kundrejt 9,1 % që ishte në muajin nëntor 2022.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si do të zgjidhet mungesa e punëtorëve?

“Çmimet do jenë më të shtrenjta në 2024”