Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, përmes një postimi në Facebook, bën me dije se të shtunën Instituti i Gjeoshkencës ka parashikuar reshje intensive.
Peleshi bën me dije se Agjencia e Mbrojtjes Civile ka koordinuar punën me të gjitha Prefekturat e vendit, për të marrë masat në kohë dhe shmangur problematikat.
Gjithashtu u ka bërë apel qytetarëve që për cdo rast nevoje, të komunikojnë me strukturat vendore.
Postimi i Peleshit:
Bazuar në informacionet e dërguara nga Instituti i Gjeoshkencës, gjatë ditës së shtunë parashikohen reshje intensive shiu në pjesën më të madhe të vendit. Agjencia e Mbrojtjes Civile ka koordinuar punën me të gjitha Prefekturat e vendit, për të marrë masat në kohë dhe shmangur problematikat.
Çdo qytetar të komunikojë me strukturat vendore në rast nevoje. Në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur çdo situate.