MENU
klinika

Apeli për drejtuesit e mjeteve

Temperaturat deri në -11, ARRSH informon mbi situatën

21.01.2024 - 10:23

Teksa vendi ynë po përballet me një mot të keq, me reshjë shiu dhe bore, ARRSH informon mbi situatën në terren.

Mësohet se gjatë natës ka rënë intensiteti i reshjeve të borës në zonat veriore, por është rritur në juglindje.

“Gjatë natës ka rënë intensiteti i reshjeve të dëborës në zonën Veriore️ dhe është rritur në zonën Juglindore ️si në Qafë Thanë-Korçë, ku në pjesën Qafë Thanë-Doganë ka pasur erë të fortëZëmblak-Dogana Goricë, Korçë-Ersekë, Korçë-Dogana Kapshticë, në Dardhë dhe në Voskopojë️ ️Temperaturat kanë qenë në ulje duke shënuar deri në -11 °C në zonat malore
Grupet e punës me mjetet borëpastruese në terren kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat
Qarkullimi vijon pa probleme
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.