MENU
klinika

Skenari i frikshëm

Trupa ushtarake në kufirin Kosovë-Serbi/ Paralajmërimi i ekspertit

09.01.2024 - 13:09

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në një intervistë televizive se dërgimi i trupave ushtarake të NATO-s dhe të Serbisë në kufirin e Kosovës tregojnë se Ballkani do të ketë zhvillime të reja në aspektin e sigurisë.

Ai tha se lëvizje të tilla janë paralajmërime të situatës së luftës, ndërsa shtoi se i njëjti skenar është parë më herët në Ukrainë.

“Në fakt janë veprime teknike ushtarake të cilat kanë të bëjnë me krijimin e opinioneve të shteteve ku eventualisht mund të ketë ndonjë konflikt. Këto janë paralajmërime të situatës së luftës. Jemi mësuar që në raste të ngjashme ti shikojmë para luftës, e njëjta gjë ndodhi para luftës në Ukrainë. Të njëjtat skenarë po i shikojmë në kufirin me Kosovën.

Ju keni parë që ka pasur veprime të dhunshme edhe në Malin e Zi. Serbia pas vendimit për shërbim të detyruar ushtarak, ministri i saj i mbrojtjes bëri një vizitë afër kufirit të Kosovës, çfarë do të thotë se po përgatiten për një situatë të re të sigurisë.

Serbia organizoi zgjedhje të parakohshme, ripozicionoi edhe një herë pozitën e saj politike. Vuçiç u tregua se do të ketë një qeveri stabile në Serbi dhe e njëjta tashmë po përgatitet për të dërguar, apo për të realizuar zotimet që ka për destabilizimin e Ballkanit”,-tha eksperti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjendja e alarmit në veri me Serbinë

200 marinsa amerikanë zbarkojnë në Kosovë

Flet zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë

“Serbia të heqë ushtrinë nga kufiri”!


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!