MENU
klinika

“Lideri i opozitës është i burgosur”

Vokshi i kërkon llogari Bardhit: Përse Rithemelimi nuk ka përfaqësi në Bruksel?

24.01.2024 - 21:21

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, deputetja Albana Vokshi i ka kërkuar Gazment Bardhit “llogari” se pse grupi i Rithemelimit nuk ka përfaqësi në delegacionin parlamentar shqiptar në Parlamentin Evropian.

Në diskutimet e zbardhura nga gazetari Osman Stafa, Bardhi thekson se ky grupim ka deputeten Ina Zhupa, por ajoi mungoi për arsye objektive.

Albana Vokshi: Përse Rithemelimi nuk ka përfaqësi në Bruksel, (i referohet takimit në Komistetin e Stabilizim Asoçimit BE-Shqipëri), në mënyrë që në rezolutë të propozohej, që lideri i opozitës është i burgosur. Gjatë diskutimit atje duhet të ishte mbrojtur kjo temë, pasi atje ne kemi përfaqësues. Pse nuk e keni propozuar juve që në rezolutë të jetë edhe kjo pikë?

Gazment Bardhi: Juve keni Inën, dhe Ina nuk erdhi për arsyet e veta objekitve. Nuk kemi ne ekskluzivitetin të propozojmë të tilla amendamente. Dhe e treta, ne s’mund të propozojmë amendamente për individë të veçantë. Atje flitet për çështje, kemi ngritur dhe përfshirë të gjitha çështjet që janë shqetësime të opozitës, përfshirë drejtësinë, dhe gjykoj se delegacioni ka arritur një sukses me bindjen që u kemi bërë eurdeputetëve për të mbështetur amendamentet tona.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN