Policia ka lëshuar një urdhër arresti për një person, pesë ditë pas ekzekutimit me snajper në ballkonin e banesës së 23-vjeçarit Gëzim Sinomatajt.
Personi për të cilin është lëshuar urdhër arresti iu është gjetur armë në banesë.
Ndërkohë prej disa ditësh në qytetin e Vlorës, ku ndodhi edhe atentati mafioz, po vijojnë kontrollet dhe hetime për zbardhjen e krimit.
15 persona u shoqëruan në polici ditën e djeshme, por u liruan pasi nuk u gjet indicie se ishin përfshirë në vrasjen e të riut.
Policia ka pikuar edhe një automjet që ka ndihmuar autorët për t’u larguar nga vendngjarja pasi i kanë vendosur flakën BMW-së nga ku u qëlluar me snajper në drejtim të të riut.
Mësohet se makina është shitur në Vlorë, por por akt shitje dhe është në pronësi të një shtetasi nga Elbasani.