MENU
klinika

Gazetari: Dyshohet se viktima i kërkoi…

Vrasja e Liridona Ademajt, është hapur celulari i Naim Murselit

31.01.2024 - 23:07

Gazetari Venhar Isufi përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e emisionit “Open” në News24 nga Kosova ka zbuluar detaje të reja lidhur me rastin e rëndë të vrasjes së Liridona Ademajt.

Isufi ka treguar se pista kryesore e hetimit nga autoritetet në Kosovë është një problem familjar mes çiftit Liridona Ademaj dhe Naim Murseli.

Sipas tij pas hetimit të celularit të Murselit besohet se viktima i ka kërkuar bashkëshortit divorcin, por ky i fundit nuk e ka pranuar.

Gazetari zbuloi po ashtu se ka pasur ndryshime të deklaratave edhe nga ana e të arrestuarve për ngjarjen e rëndë, por edhe nga babai i Naim Murselit.

“Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt. Kemi kuptuar se ka pasur disa ndryshime të deklaratave që janë dhënë në policinë e Kosovës nga të arrestuarit. Ajo që dimë deri më tani është se dyshimi është te një problem familjar që ka ndodhur më herët. Megjithatë këtë babai i Naim Murselit e ka mohuar fillimisht.

Prokuroria po zhvillon hetime në këtë pistë pasi është hapur edhe celulari. Nga zbulimet në telefonin e Naimit besohet se janë nxjerrë gjithë detajet. Naim Murseli ka pasur një shkëmbim mesazhesh me vëllanë e Kushtrim Kokallës, i afërm i tij. Problemi besohet se ka nisur në çiftin e Naimit dhe Liridonës dhe ajo i ka kërkuar atij divorcin, por ai nuk ka pranuar këtë. Më pas kemi pasur ndryshime të deklaratave edhe nga babai i Naim Murselit”, shpjegoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kërkojmë të informohemi. Askush s’na ka kontaktuar"

Familja e Liridonës kërkon takim urgjent me Prokurorinë