MENU
klinika

Risi që me siguri do t'ju pëlqejnë

“WhatsApp” teston formatet e reja të shkrimit

13.01.2024 - 13:36

Aplikacioni i njohur i mesazheve “WhatsApp” është duke testuar opsionet e reja për formate të shkrimeve për përdoruesit në “Android” dhe “iOS”.

Në versionin beta, përdoruesit duhet të shfrytëzojnë opsionin “>” për të theksuar një pjesë të mesazhit dhe mund të përdorin “-“ ose “*” për të krijuar lista me pika.

Listat me numra mund të krijohen thjesht duke shkruar numrin para mesazhit.

Versioni zyrtar pritet të vijë për pak javë.

Sistemi aktual i shkrimit është prej 2016-s.

Image