MENU
klinika

Gjithnjë e më shumë drejt natyrales

2024-a ka gjasa të zhdukë rimelin nga rutina e grimit

17.02.2024 - 12:22

Ka një treshe të shenjtë grimi që është esenca e krijimit të çdo make-up: Rimel, concealer dhe zbutës buzësh. Me këto të treja mund të dalësh nga shtëpia me grimin më të thjeshtë, ose mund të krijosh bazën për grimin tënd të preferuar.

Kjo treshe ëshhtë bërë baza e të ashtuquajturit grim i pastër që ka qarkulluar edhe në rrjete sociale, por personazhet publikë po sugjerojnë ta heqim fare nga lista rimelin, të paktën për 2024-ën.

Nga e nxorëm ne këtë?

Florence Pugh shkoi në premierën e “Dune: Part II”, klas, e lyer pastër dhe bukur, por me qerpikë ta palyer.

2024-a ka gjasa të zhdukë rimelin nga rutina e grimit
INSTAGRAM

Kylie Jenner në Golden Globes as nuk i kishte prekur qerpikët.

2024-a ka gjasa të zhdukë rimelin nga rutina e grimit
GETTY

Megan Thee Stallion dhe Hailey Bieber po ashtu janë parë pa qerpikë të lyer në disa raste.

2024-a ka gjasa të zhdukë rimelin nga rutina e grimit
INSTAGRAM

Grimierët thonë se 2024-a i ka zhdukur totalisht edhe qerpikët e false nga lista e këshillave. Natyraliteti do jetë fokusi i gjithçkaje.

2024-a ka gjasa të zhdukë rimelin nga rutina e grimit

A jeni gati të hiqni dorë nga rimeli qëllimisht?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN