Personi që mbeti i vrarë ditën e sotme në Durrës pasi e goditën me thikë është nipi i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, shkruna A2.
Ilir Koçilja, 34-vjeç është autori i vrasjes në Durrës të Halil Kokës, autori është shpallur në kërkim rezulton me precedent të mëparshëm penal.
34-vjeçari rezulton se është shoqëruar më parë pasi ka bërë sherr me komshinjtë për parkimin e makinës duke i dëmtuar makinën personave të tjerë.
Mësohet se Halil Koka, u godit me thikë nga autori i dyshuar, Ilir Koçilja dhe për pasojë humbi jetën teksa dërgohej për në spital.
Ngjarja ndodhi në lagjen Nr. 4, te qytetit të qytetut të Durrësit, rreth orës 12:30. Ndërkohë, zona ku ndodhi ngjarja është rrethuar dhe po bëhet krehja e saj me qëllim kapjen e autorit.