MENU
klinika

U godit me thikë në zemër

Detaje tronditëse nga vrasja e 40-vjeçarit në Durrës

14.02.2024 - 15:07

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku 40-vjeçari Halil Koka u vra me thikë pas një debati me 35-vjeçarin Ilir Koçilja.

Mësohet se viktima është goditur me thikë në zemër nga i riu pas një konflikti të çastit.

40-vjeçari dhe autori i dyshuar raportohet se ishin banorë të lagjes nr.4 të qytetit bregdetar, ku ndodhi edhe krimi rreth orës 12:30 të mesditës së sotme (14 shkurt).

Halil Koka humbi jetën rrugës për në spital, pasi nuk i mbijetoji dot plagëve. Ndërsa 35-vjeçari është shpallur në kërkim nga uniformat blu.

Njoftimi i policisë:
Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij.

Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN