MENU
klinika

Horror në Greqi

46-vjeçari masakron babain me sharrë dhe telefonon policinë

19.02.2024 - 10:37

Një ngjarje shumë e rëndë dhe shokuese ka ndodhur në Greqi ditën e djeshme.

Mediat greke bëjnë me dije se një 46-vjeçar i ka prerë kokën dhe duart babait të tij, 77-vjeç.

Pas ngjarjes së rëndë, djali ka marrë në telefon policinë dhe e ka vënë në dijeni për krimin e rëndë që kishte kryer. “Hajdeni se e vrava”, u ka thënë 46-vjeçari autoriteteve.

Pasi shkuan në vendngjarje, policia bëri arrestimin e tij, ndërsa para hetuesve deklaroi se kishte pasur konflikte me babain e tij.

Sipas mediave greke, djali fillimisht vrau dhe më pas copëtoi të atin.

Nga raportimi rezulton se autori vuan nga probleme psikologjike. Ekzaminimi mjeko-ligjor pritet të zbardhë rastin.