MENU
klinika

Piu fotoksinë

62-vjeçarja transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

21.02.2024 - 17:17

Një 62-vjeçare është transportuar në spitalin e Vlorës pasi kishte konsumuar fotoksinë.

“Rreth orës 14:00, është paraqitur në spitalin e Vlorës, për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasja H. B., 62 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar fotoksinë”, njofton policia.

Gruaja ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërkaq një grup i posaçëm hetimor po punon për të provuar ligjërisht rrethanat e rastit.