Ideja e lirisë absolute dhe eksplorimi të destinacioneve të reja është gjithnjë grishëse, por këto aventura bëhen vetëm mund të ketë edhe hezitime. Zakonet e vendasve, kultura e re, ushqimi dhe vendet e reja mund të jenë faktorë që ndikojnë te njerëzit për të mos ndërmarrë të tilla vendime, ama ekspertët thonë se një nga dhuratat më të mira që mund t’i bëni vetes këtë vit është pikërisht një udhëtim vetëm.
Vende të reja të pasura me kulturë, shumë diell dhe sporte ujore, festa deri në agim, gjithçka ju duhet për pak më shumë adrenalinë.
#1 Trajtime mirëqenieje në Tajlandë
I karakterizuar nga pyjet malore, ujëvarat e fshehura dhe plazhet e paprekura, ky vend është një “festë” për shqisat. Nëse doni një udhëtim për mirëqenien tuaj fizike dhe mendore, zgjidhni këtë destinacion pasi terapistët e masazheve, mentorët e meditimit, mjekët popullorë kinezë do të jenë udhërrëfyesit tuaj.
#2 Kultura e ushqimit në Japoni
E njohur për kuzhinën e klasit botëror, Japonia është një strehë për udhëtarët e vetëm që kërkojnë të zgjerojnë shijet e tyre. Falë edhe lehtësisë së lëvizjeve përmes transportit publik, nuk është çudi që ju të shihni plot turistë që shijojnë kuzhinën tradicionale japoneze krejt vetëm.
#3 Mençuria e lashtë në Greqi
Ishujt e Greqisë joshin udhëtarët për peizazhet që preken nga dielli dhe ujërat e kaltër, por nëse nuk jeni gati për udhëtime të gjata me traget dhe turistë me turistë, drejtohuni për në gadishullin e Peloponezit. Metodat e shërimit përmes zërit apo trajtimet e balancimit të chakra-ve deri te masazhet dhe konsultimte e transformimit mund të jenë ideale për ju.
#4 Aventura në Zelandën e Re
Peizazhet e borës të përziera me vendasit që e bëjnë Zelandën e Re një zgjedhje magnetike për udhëtarët e vetëm që janë në kërkim të një aventure që do u ndryshojë jetën. Ky vend është i njohur për shtëpizat e aventurës, ku mund të krijoni një lidhje me natyrën, të bëni shëtitje në fshat të hipur në kuaj dhe të shijoni një super eksperiencë.
#5 Rafting me ujërat e bardha të Kanadasë
Aventurat me kanoe në lumin Bow, raftin që përfundon në një shpellë, pse jo edhe degustimi i verës në luginën Okanagan mund të jenë zgjedhja e atyre udhëtarëve që duan diçka të re.
#6 Zhytje në Bahamas
I lakmuar për plazhet me rërë rozë dhe fshatrat piktoreske bregdetare, ishulli Harbour është një parajsë e qetë në Bahamas, ku gjelat lëvizin lirshëm dhe derrat rrinë në breg. Nëse doni diçka më të personalizuar që ka lidhje me aventurat e detit dhe skuba dive janë një super ide.
#7 Ceremonitë e shërimit të zërit në Meksikë
Një thesar i madhështisë natyrore dhe historisë së lashtë, ky vend është nderuar për kulturën Maja, ndërsa një program shërimi dhe vetëreflektues kërkon u sugjerohet gjithë udhëtarëve. Përvoja e shërimit në një guvë gëlqerore, një ceremoni private me udhëheqës shpirtëror dhe ekskursionet në rrënojat arkeologjike janë pjesë e kësaj përvoje.
#8 Ecje me biçikletë në Argjentinë
Kombinoni dashurinë tuaj për udhëtimin dhe çiklizmin me një udhëtim në Argjentinë. Pedaloni përgjatë shtigjeve me vreshta midis majave me dëborë, ndërsa ndaleni rrugës për të zbuluar shije të reja të gastronomisë së zonës.