MENU
klinika

Përjashton koalicionin

A do rikthehet në politikë? Spartak Ngjela: Jam në bisedime me PD

06.02.2024 - 17:43

Avokat Spartak Ngjela ka folur për politikën e ditës, por edhe për ambiciet e tij politike.
Ngjela pranon se përsa i përket zgjedhjeve të ardhshme ai ka “një skemë dhe se është ende në bisedime me Bashën”.

“Dy gjëra janë sekret, lëvizjet politike dhe lëvizjet e policisë sekrete (qesh). Kam një skemë për zgjedhjet e 2025. Do shikojmë eksperimentin, kur të hidhet ideja, do shohim nëse do përkrahet ose jo”, tha Ngjela.

I pyetur se me cilën forcë politike është në bisedime, Ngjela pranon se ka folur me kryetarin e PD, Lulzim Basha.

“Kam bërë një bisedim paraprak para dy muajsh me Bashën. Të shikojmë si do ecin problemet, sepse ka filluar procesi, por të shohim si do të vijojë”, tha ai.

Ai përjashton koalicionin dhe lë të kuptohet se do të jetë pjesë e PD.

“Duhet të bashkohet Partia Demokratike”, tha Ngjela në emisionin “Breaking”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ngjela: Nëse Amerika nuk e vijon çështjen…

A ka lidhje financimi rus me “non gratat” e SHBA-së?

"Mos hani bar”/ Spartak Ngjela ‘shkoqit’ deklaratën e Yuri Kim

“Berisha do ekstradohet në SHBA, rrezikon edhe Basha po nuk e shkëputi nga partia”