MENU
klinika

Komenton vizitën e Zelensky-t

A do ringrihet fabrika për prodhim dhe armatim?/ Peleshi: Po kërkojmë investime për funksionimin e fabrikave

28.02.2024 - 21:29

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se po kërkohen investime për funksionimin e fabrikave për prodhim dhe armatim.

Në një intervistë për “Real Story” në ABC News, Peleshi foli edhe për vizitën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky sot në Tiranë, i cili është duke lënë tokën shqiptare.

Nuk e kishim menduar se do vinte koha e një konflikti konvencional. Dy vite më parë Rusia tronditi gjithë situatën gjeopolitike në botë. Në aspektin ekonomik është një industri që siguron të ardhura, por edhe në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse sidomos në këto kohë ku paqja dhe stabiliteti janë në kërcënim.

Ka disa aktivitete minore prodhimi, edhe ajo e Gramshit dhe Poliçanit  është pasive. Ne duam të futemi në industrinë. Ne po kërkojmë investime, kemi bërë hapa serioze me MSPA për të hartuar një studim fizibiliteti. Pjesa e madhe e makinerive nuk punon më”, tha ai.