MENU
klinika

“Na pret një ditë e ngarkuar”

Çfarë deklaroi Vuçiç në Tiranë: Kemi disa propozime për deklaratën!

28.02.2024 - 12:53

Presidenti Aleksandër Vuçiç, i cili mbërriti në Pallatin e Kongreseve për të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore, është shprehur se dita e sotme do të jetë e ngarkuar.

Gjatë një deklarate për gazetarët, Vuçiç u shpreh se do të bisedojë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke shtuar se temat do të jenë shumë të rëndësishme.

“Na pret një ditë e ngarkuar, mesazhe serioze dhe të rëndësishme, nesër duhet të flasim për programin e rritjes dhe tregun unik evropian, sot do të bisedoj me presidentin Zelenski. Tema shumë të rëndësishme dhe jo gjithmonë të lehta për ne. Gjërat nuk janë aq të thjeshta sa ju duket”, tha Vuçiç.

Presidenti i Serbisë shtoi se: “Kemi disa propozime për deklaratën, por do ta shohim. Mund të them vetëm se do t’i përmbahem parimeve të miratuara nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare dy vjet më parë.”

Mediat në Beograd kanë zbuluar se në Samitin e Tiranës për Ukrainën, Serbia do të jetë i vetmi shtet që do të kërkojë ndryshimin e deklaratës përfundimtare.

Nuk dihet ende se si do të jetë teksti i deklaratës, por siç raporton B92, Vuçiç do të kërkojë që të hiqen sanksionet ndaj Federatës Ruse, si dhe termi “ndikimi malinj i Federatës Ruse në vendet e rajonit”.

Ndërkohë në një komunikim për gazetarët, Vuçiç tha: “Na pret një ditë e ngarkuar, mesazhe serioze dhe të rëndësishme, nesër duhet të flasim për programin e rritjes dhe tregun unik evropian, sot do të bisedoj me presidentin Zelensky. Tema shumë të rëndësishme dhe jo gjithmonë të lehta për ne. Gjërat nuk janë aq të thjeshta sa ju duken” tha ndër të tjera Vuçiç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tregon a do t’i kërkojë Zelensky-t njohjen e Kosovës

A do të ketë ballafaqim me Vuçiç? Ja si përgjigjet Vjosa Osmani!