Vetëm në orët e fundit, një video kishte qarkulluar në mediat izraelite që përshkruante Yahya Sinwar, udhëheqës politik i Hamasit brenda Rripit të Gazës, duke ecur në një nga tunelet e shumta të përdorura nga luftëtarët.
Imazhet, sipas IDF, datojnë në 10 tetor, saktësisht tre ditë pas sulmit të nisur nga lëvizja islamike në territorin izraelit. Megjithatë, në orët e fundit, hipoteza po fiton terren se Sinwar ka humbur.
Ndoshta, sipas burimeve egjiptiane, edhe mund të ketë vdekur.
Për momentin dihet pothuajse me siguri se prej të paktën dy javësh nuk ka pasur kontakte mes liderit politik të Hamasit dhe milicëve të tij.
Që nga fillimi i fazës aktuale të konfliktit midis Hamasit dhe Izraelit, Sinwar është parë shumë pak publikisht.
Megjithatë, disa pengje, të paktën në mesin e atyre që u liruan gjatë armëpushimit të nëntorit, thanë se kishin folur me të në një nga tunelet që përdoreshin si vende burgimi.
Për më tepër, lideri politik i Hamasit di të flasë hebraisht, e mësoi gjatë ndalimit në Izrael dhe në të kaluarën e përdorte edhe për të dhënë intervista dhe deklarata.
Por për të paktën dy javë, Sinwar nuk ka kontaktuar as me militantët e Hamasit.
Burimet izraelite kanë thënë se shumë anëtarë të lëvizjes brenda Rripit të Gazës nuk kanë mundur të kontaktojnë me të prej ditësh.
Kjo do të thotë se Sinwar nuk është parë në samitet dhe takimet ndërmjet liderëve ushtarakë të Hamasit, të mbajtura rregullisht edhe gjatë operacioneve të ndryshme izraelite.
Dhe kjo do të thotë gjithashtu se nuk ka gjurmë as në rrjetet sociale apo kontaktet telefonike.
Askush, sipas rikonstruksioneve të fundit, nuk do të mund të kontaktonte me të kërkuarin kryesor.