“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: A është e sigurt të pi pije energjike me stomak bosh?
Mjeku: Pijet energjike vijnë me disa rreziqe potencialisht serioze për shëndetin.
Pijet energjike mund t’ju ndihmojnë të qëndroni vigjilent dhe të përqendruar. Ato mund të përmbajnë doza të larta të kafeinës (një stimulues) së bashku me sheqer dhe aditivë të tjerë. Këtu, ne eksplorojmë rreziqet e mundshme të konsumimit të pijeve energjike me stomakun bosh.
Rreziqet e mundshme të konsumimit të një pije energjike me stomakun bosh:
Hulumtimet sugjerojnë se pijet energjike mund të paraqesin rreziqe të rëndësishme për shëndetin. Nëse i pini me stomakun bosh, përmbajtja e tyre do të përthithet në gjakun tuaj shumë shpejt, gjë që mund të rrisë rreziqet.
Probleme kardiovaskulare
Kafeina është një stimulues që mund të përshpejtojë funksionet e sistemit nervor autonom, siç janë rrahjet e zemrës dhe presioni i gjakut. Dhe mund të keni më shumë gjasa të ndjeni efektet kardiovaskulare të kafeinës nëse e konsumoni atë me stomakun bosh.
Dhimbje koke
Disa njerëz zbulojnë se konsumimi i tepërt i kafeinës u shkakton dhimbje koke, një simptomë që shpesh është rezultat i dehidrimit.
Probleme të tjera të tretjes
Përbërësit në pijet energjike mund të irritojnë traktin tuaj gastrointestinal (GI).
Probleme me veshkat ose mëlçinë
Nga studimet është vënë re një lidhje midis pijeve energjike dhe problemeve të veshkave: hiponatremia dhe rabdomioliza. Autorët sugjerojnë që ky efekt anësor mund të jetë për shkak të dozave të mëdha të përbërësve që mund të dëmtojnë mëlçinë, si kafeina dhe vitamina B3.
Stresi, shqetësimi dhe pagjumësia
Kafeina dhe sheqeri mund të rrisin përkohësisht energjinë, por shumë njerëz raportojnë një ndjenjë ankthi ose shqetësimi që mund të pengojë gjumin.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.