Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së Rithemelimit, Flamur Noka, ka zbuluar sesi do të vijojë aksioni i opozitës, duke thënë se dita e hënë do të nisë me protesta.
I ftuar në studion e lajmeve në News24, Noka zbuloi se protesta do të përfshijë bllokim dhe paralizim të institucioneve.
“Protestë të hënën në orën 16:30, para Parlamentit. Në kuadër të aksionit tonë opozitar dhe mosbindjes civile, para një Parlamenti që nuk është më i shqiptarëve, por i krimit, inceneratorëve, siç rezultoi dhe nga intervista e Ahmetajt.
Ende nuk dihen detajet, nesër Këshilli Kombëtar mblidhet në orën 5, dhe një nga pikat e diskutimit do të jetë protesta.
Nesër do të ketë axhendë opozita bllokime, paralizim të institucioneve të këtij shteti, jo nesër, në vazhdimësi. Ky vend nuk mund të funksionojë pa demokraci, ne nuk do reshtim”, tha Noka.